Vjedhja e prokurorisë së Durrësit/ Ja prova që lanë autorët e dyshuar në vendngjarje...

Në Gjykatën e Durrësit ka nisur procesi për masën e sigurisë për dy të arrestuarit për vjedhjen e materialeve hetimore në Prokurorinë e Durrësit.

Të arrestuarit për ngjarjen, janë Artur Isa dhe Besnik Bushi.

Burime nga Prokuroria thonë se këta dy shtetas janë autorët e vjedhjes, pasi akuzat ndaj tyre janë të bazuara me prova shkencore, raporton Ora News.

Sipas Prokurorisë, autorët kanë lënë gjurmë gishtërinjsh në ambientet e brendshme të institucionit gjatë vjedhjes.

Gjurmët e gishtërinjve janë gjetur edhe mbi serverin qendror dhe atë të kamerave të sigurisë.

Megjithatë, ata kanë deklaruar se nuk njihen me njëri-tjetrin duke mohuar vjedhjen.