A e dëmtoi Ramos qëllimisht Salahun? Ishin të fortë në sulm, duhej t’i ndalonim. Ja dolëm

Kapiteni i Realit të Madridit, Sergio Ramos, përveç trofeut të fituar, ka folur edhe për lamtumirën e mundshme të Ronaldos, të cilën portugezi e lajmëroi vetë.

“Ai do sqarojë vetë gjithçka, pas kësaj ndeshje. Por, mund të them se nuk do jetë në vend më të mirë se ky”, thekson mbrojtësi spanjoll.

Për Realin ishte Championsi i tretë radhazi dhe i 13-ti në gjithë historinë.

“Jemi shumë të lumtur, duhet ta dimë vlerën e madhe të kësaj gjëje që kemi arritur”, tha Ramos.

Në pjesën e parë të finales së mbrëmshme, Ramos bëri një ndërhyrje të parregullt ndaj Salah, i cili më pas la fushën e lojës i dëmtuar.

Ramos akuzohet se e ka dëmtuar qëllimisht yllin e Liverpoolit.

“Tredhëmbëshi i Liverpoolit? Ishte një pikë e fortë e Liverpoolit që duhej të ndalonim, dhe në fund ia dolëm. Krijuam disbalanca mes tre sulmuesve të tyre”, deklaroi Sergio Ramos.