FOTO/ Momenti ‘dramatik’ i finales së Championsit, Ronaldo ngushëllon Salah

Ylli i Liverpoolit, Mohamed Salah, u largua i dëmtuar nga fusha në minutën e 31-të të finales së mbrëmshme me Real Madridin pas një përplasje me Ramos.

Sulmuesi egjiptian rrezikon edhe Botërorin pas atij dëmtimi.

Një moment që nuk u transmetua në TV është ai kur Cristiano Ronaldo ka përqafuar 25-vjeçarin, duke e ngushëlluar për daljen para kohe nga fusha e lojës.

Ronaldo e di shumë mirë atë ndjesi, pasi ai u dëmtua në finalen e Europianit kundër Francës.