Finale dramatike! Dëmtime, raste të humbura dhe gol i anuluar, ja çfarë ndodhi pjesën e parë

Ka përfunduar në barazim pa gola pjesa e parë mes Real Madrit. Një ndeshje e cila në 45 minutat e para të takimit ka pasur gjithçka brenda, që një finale Championsi duhet të ketë, përveç golit.

Ishte skuadra e Liverpul e cila në 25 minutat e para të ndeshjes ka bërë një paraqitje të shkëlqyer, duke krijuar disa raste, por që fatkeqësisht në minutën e 28-të lojtari më i mirë i sfidës deri në këto momente Muhamed Salah del i dëmtuar nga fusha e lojës.

Ndërkohë që vetëm 2 minuta më pas është Karvahal i Real Madrit i cili braktis fushës, pas një përplasjeje të fortë në fushë. Ndërsa vetëm 3 minuta nga fundi i ndeshjes anulohet një gol për Real Madrit.