Finale e mallkuar, Salah mes lotësh largohet nga fusha

Mohamed Salah ka humbur finalen e Champions Leagues.

Pas vetëm 31 minutash lojë egjiptiani është detyruar të dalë nga fusha me lot në sy pasi ka pësuar një dëmtim në shpatull.

Ishte një ndërhyrje e ashper e Ramos që dëmtoi rëndë Salah.

Pas një sezoni të shkëlqyer kjo ishte një finale e mallkuar për Salah që u ngushëllua nga të gjithë shokët e skuadrës.