", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "", "width": , "height": } }

VIDEO/ Skandal në ‘Spitalin Ushtarak’! Drejtori i Policisë shkon të manipulojë mjekët për gazetarin

Kryeredaktori i gazetës Rilindja Demokratike, Blendi Kasmi, në një intervistë për Syri.net, tha se në momentin që ishte vizituar në spital nga drejtori i përgjithshëm i Policisë, Ardi Veliu, ky i fundit kishte tentuar të manipulonte ngjarjen, pasi pretendonte se e cacra nuk ishte bërë nga shkopi i gomës.

Sipas Kasmit, fatmirësisht aty ishte i pranishëm dhe kirurgu që bëri qepjen, i cili e sqaroi Veliun se ajo e çarë ishte bërë nga shkopi i gomës.

 “Erdhi Drejtori i Policisë, e tentoi të manipulojë, në sy të mjekëve tha se shkopi i gomës nuk të çanë. Por kirurgu që ishte i pranishëm dhe që bëri ndërhyrjen e sqaroi që nuk ishte e çarë nga guri apo nga sende hekuri por nga një send i fortë si shkopi i gomës.” tha Kasmi në një intervistë.

Videot tregojnë se Bledi Kasmi ishte duke shtyrë rrjetën metalike bashkë me protestuesit e tjerë të Partisë Demokratike kur u godit nga policët.

“Ishte çështje vetëmbrojtje, ishte protestë paqësore, ajo e hekurit kishte rënë në atë moment. Unë kam qenë me 2-3 gazetarë atje” tha Kasmi për veprimin e tij. Më poshtë video që tregon momentin e goditjes.