Më në fund, Iniesta prezantohet te skuadra e re

Andres Iniesta është prezantuar te skuadra e tij e re, Vissel Kobe.

Legjenda spanjolle, pak ditë pas zyrtarizimit, sot është prezantuar te skuadra nga Japonia.

Një numër i madh tifozësh ishin mbledhur në stadium për t’i uruar mirëseardhje Iniestas.

Kujtojmë se Iniesta u largua nga Barcelona pas përfundimit të këtij sezoni, pas shumë vitesh shërbime aty.