Paguan biletën me çmim stratosferik, por para finales tifozëve u ndodh e papritura!

Dhjetëra tifozë të Real Madridit në stadiumin e Kievit, do të luten që ndeshja të shkojë në penallti.

Kjo nuk ka të bëjë me faktin se ata kanë vënë ndonjë bast që ndeshja të shkojë në penallti, por për shkak se penalltitë janë e gjitha çka do të mund të shohin nga shkallët e stadiumit olimpik të Keivit.

Gazetari gjerman i sportit, Wolff Fuss, ka publikuar një fotografi në ‘Twitter’ nga një pjesë e ulëseve, në anën e tifozëve të Real Madridit, ku pamja bllokohet nga një pjesë e murit, duke e pamundësuar shikimin e ndeshjes.

E gjitha çfarë mund të shohin kjo pjesë e tifozëve, do të jetë njëra portë e stadiumit.

Në kapacitetin prej 63 mijë shikuesve për ndeshjen e finaleve, tifozerive të dy ekipeve finaliste i janë ndarë nga 17 mijë ulëse.