Morientes: Ju tregoj favoritin e finales Real - Liverpool

Spanjoli Fernando Morientes, ka deklaruar se në finalen e Champions League favoriti kryesorë është klubi i Real Madridit.

Ish-ylli i Real Madridit por edhe i Liverpoolit, ka parashikuar një finale emocionuese por “The Reds” do të jenë nën presion më të madh pasi ata nuk janë pjesë e një finaleje të tillë që nga viti 2007.

Sipas Morientes, Liverpooli edhe pse nuk e pranon, e di se Reali është favorit për ta fituar garën.

“Mendoj se finalja do të jetë shumë e hapur. Janë dy skuadra që po luajnë në sulm dhe që pëlqejnë të ndërmarrin rreziqe, të shënojnë gola dhe pranojnë gola lehtë. Do të jetë finale shumë interesante” ka thënë Morientes

“Është e vërtetë se Liverpooli po vjen me entuziazëm dhe me histori të madhe prapa, por edhe ata e dinë se Reali është favorit. Reali është mësuar në këtë pozicion. Nervozizmi i mos pjesëmarrjes në finale nga viti 2007 nuk është favor për Liverpoolin”, u shpreh Morientes.