Befasi me emrin! Kjo do jetë transferta e parë e Ancelottit te Napoli

Napoli ka shfaqur interesim për transferimin e mesfushorit të Zenit St Petersburg, Leandro Paredes.

Carlo Ancelotti ka filluar t’i planifikojë përforcimet e para te skuadra e Napolit.

Trajneri i ri ka shfaqur interesim për transferimin e mesfushorit të Zenit St Petersburg, Leandro Paredes, raporton “Sky Sport Italia”.

Ancelotti beson se mund ta bind ish futbollistin e Romës të rikthehet në Serie A.

Klubi rus kërkon 35 milionë euro për shitjen e tij.

Paredes mund të kalojë te Napoli si zëvendësim për Jorginhon i cili është pranë transferimit në Manchester City.