Nëse fiton sot, Ronaldo shndërrohet në legjendë për Real Madridin

Në moshën 33-vjeçare, Cristiano Ronaldo e gjen veten në finalen e gjashtë të Champions Leagues në karrierën e tij, sonte në mbrëmje kundër Liverpoolit.

Në kohën sa luajti më parë për Manchester Unitedin, Ronaldo e gjeti veten në dy finale të Ligës së Kampionëve, në të cilat pati dy rezultate të ndryshme.

Njëra ishte një fitore e ëmbël ndaj Chelseat në vitin 2008 dhe tjetra një humbje ndaj Barcelonës së Pep Guardiolas në vitin 2009.

Ai filloi të rishkruante historinë e tij në Lisbonë në vitin 2014 duke shënuar një gol që ndihmoi Los Blancos të mposhtnin rivalët e tyre, Atletico Madrid dhe më pas shënoi penalltinë vendimtare përsëri kundër tyre gjatë finales së vitit 2016 në Milano.

Pas kësaj, ylli portugez shënoi një dy golësh që ndihmoi ekipin e tij për të fituar trofeun e 12-të të Championsit në Cardiff vitin e kaluar.

Duke qenë një fitues i katërfishtë i trofeut më të çmuar për klube, Ronaldo synon të bëhet një legjendë e Real Madridit së bashku me Alfredo Di Stefanon, i cili fitoi pesë trofe të Kupës Evropiane.