Kalon testet mjekësore, kjo është klauzola për blerjen e fundit të Interit

Lautaro Martinez ka ardhur në Itali ku ka kryer vizitat mjeksore me Interin dhe detaje të reja po dalin në lidhje me kontratën e tij, duke përfshirë një klauzolë lirimi prej 111 milion eurosh.

Sulmuesi fluturoi dje nga Argjentina dhe darkoi me zëvendëspresidentin Javier Zanetti.

Sipas Corriere dello Sport, kostoja e operacionit do të jetë përfundimisht 25 milionë euro plus 10 përqind e çdo vlere të ardhshme të shitjes për klubin e tij të vjetër Racing Club Avellaneda.

Do të ketë një klauzolë lirimi në kontratën e tij me vlerë 111 milion euro – vetëm 1 milion euro më shumë se bashkëkombasi i tij në Inter Mauro Icardi.