E kryer, Arsenali transferon mbrojtësin e Juves

Arsenali ditë më parë ka zyrtarizuar në krye të skuadrës teknikun spanjoll Unay Emery.

Krerët e klubit londinez kanë filluar edhe me kërkimin e lojtarëve për edicionin e ri.

Transferimi i parë i Topçinjve duket se do të jetë mbrojtësi zviceran, Stephan Lichtsteiner.

34-vjeçarit i ka skaduar kontrata me kampionët e Italisë, Juventusin do do të largohet si futbollist i lirë.

Sipas medieve angleze marrëveshja mes Arsenalit dhe lojtarit është arritur dhe pritet vetëm zyrtarizimi.

Reprezentuesi i Zvicrës do të nënshkruajë kontratë dy vjeçare me klubin anglez.

Zyrtarizimi i këtij transferimi besohet se do të bëhet brenda 48 orëve të ardhshme.

Lichtsteiner më parë ka luajtur edhe për Lazion në Serie A dhe Lille në Ligue 1.