“Shqipërinë e zgjodha me zemër”

Lista e të grumbulluarve për Kombëtaren Shpresa, përmbante shumë emra të rinj të thirrur nga trajneri Alban Bushi.

Emri më i ri dhe më i lakuar i këtij grumbullimi është ai i Lindon Selahit, 19-vjecarit me origjinë nga Kumanova e Maqedonisë. Lojtari i Standart Liezhit, nënkampiones së Belgjikës tregon zgjedhjen e tij që siç e thekson e ka bërë me zemër.

Kam patur mundësi të luaj me Maqedoninë, Belgjikën, Kosovën dhe Turqinë. Por zgjodha me zemër. Më pëlqen shumë Taulant Xhaka”, tha Selahi.