Kryetarja e komisionit të Medias reagon për dhunën ndaj Kasmit

Albana Vokshi, kryetarja e komisionit parlamentar për Edukimin dhe Median ka reaguar ndaj dhunimit të kryeredaktorit të RD-së, Bledi Kasmi nga Policia protestës.

"Dhunohet Kryeredaktori i Rilindjes Demokratike Bledi Kasmi gjatë pasqyrimit të protestës në ministrinë e Brendshme, ku kërkohej dorëheqja e ministrit Fatmir Xhafaj, - vëren Vokshi. - 

Kjo ngjarje e rëndë tregon se Rama me familjet mafioze ministrore i kanë sekondat e numëruara.

Dhuna ndaj gazetarëve dhe protestuesve është dëshmia se Qeveria nuk është e qytetarëve, por e organizatave të dhunshme kriminale."