'Shqipëria ka vetëm një armik për hapjen e negociatave: Kryeministrin'

Kryetari i Grupit të LSI e ka shënjestruar kreun e qeverisë Edi Ramën si armikun e vetëm që pengon hapjen e negociatave të vendit me BE-në. Në një shënim në rrjetet sociale pak pas protestës së opozitës, Vasili shkruan:

“Kryeministri me rezolutën kuislinge tradhëtoi integrimin dhe hapjen e negociatave.

Kryeministri e tradhëtoi rëndë dhe rrënoi përfundimisht shpresën e Shqipërisë për të bërë përpara drejt hapjes së negociatave, duke votuar një rezolutë që shkriu Këshillin Kombëtar të Integrimit dhe duke shkatërruar përfundimisht dialogun politik si momentin kyç për të bindur europianët.

Armik i përhershëm i integrimit europian, kur liberalizoheshin vizat, kryeministri qante me dëshpërim dhe thoshte se 1 milion shqiptarë do të ikin. Po ky kryeministër, armik i integrimit, bllokoi integrimin për një kryetar qarku në Fier.

Po ky Kryeministër, që nuk e njeh turpin, për të penguar integrimin mbushi Europën me gënjeshtra dhe baltë për "dhunimin" imagjinar të Griseldës.
Sot Shqipëria ka vetëm një armik për hapjen e negociatave, ai është Kryeministri dhe jo europianët."