Mos e beso po deshe, Coutinho mund të fitojë tripletën këtë sezon

Ashtu si një rrotë e fatit. Ky ka qenë sezoni i Philippe Coutinho, i mbushur me ngritje dhe vetëm ngritje, si sportive ashtu edhe emocionale. E gjitha filloi me një verë të stuhishme në të cilën transferimi i tij në FC Barcelona nuk u finalizua. Lojtari, u prek emocionalisht dhe nuk u përshtat në planet e Klopp dhe i kushtoi atij që të fitonte minutat me Liverpool-in. Ndërkohë, në Champions, Coutinho dha një performancë madhështore: 5 gola dhe 2 asiste në 5 ndeshje. Janari arriti dhe ajo që nisi gjatë verës u finalizua më në fund. Coutinho bëri debutimin e tij në Barça si rezultat i një transferimi rekord: 150 milionë euro, një transferim rekord në Barça. Përkundër kësaj, loja e tij është vënë në pikëpyetje. Çmimi që Barça pagoi mori kritika në shumë momente, por ai u rikuperua për të nënshkruar shifra të respektuara: 10 gola dhe 6 asiste në 22 ndeshje.

Gjëja e çuditshme vjen tani, me finalen mes Liverpool-it dhe Real Madridit. Coutinho mund të marrë diçka që është vetëm brenda mundësive të tij këtë sezon: fitimi i tripletës. Nëse Liverpool-i do të mposht Realin në Kiev, Coutinho do të bashkohet me ekipin e Klopp (me të cilin është i regjistruar në kompeticion dhe me të cilin ka luajtur në fazën e grupeve) në La Liga dhe Kupën e Mbretit e ‘pushtuar’ nga Barça. E gjitha kjo nga divani i shtëpisë, nuk është keq. Edhe pse Coutinho do ta shikojë ndeshjen në divan nga larg, sepse Kupa e Botës është shumë afër. Atje luhet diçka më emblematike për katalanasin. Marrja e Kupës së Botës me Brazilin do të thotë diçka që nuk është parë kurrë në historinë e futbollit, se i njëjti lojtar ka arritur tripletën dhe Kupën e Botës në të njëjtin sezon, pothuajse asgjë.

Në Grupin E, Brazili do të përballet me Zvicrën, Kosta Rikën dhe Serbinë për një vend në fazën me eliminim direkt. Kompeticioni do të ulë siparin më 15 korrik, do të shohim nëse deri atëherë mesfushori vazhdon të aspirojë të bëhet legjendë. Shumë larg janë emrat e mëdhenj të futbollit të planetit që nuk kanë arritur tripletin këtë sezon. As Messi me Barcelonën (i eliminoi Roma), Neymar me PSG (ra në Champions kundër Reali), ose Cristiano me Realin (humbën kampionin dhe Kupën). Tani personazhi kryesor është Coutinho. Vëmendja maksimale është aty dhe në futboll gjithçka është e mundur...  /EDS/