VIDEO/ Protesta e opozitës, Kryemadhi: Rama, dil nga tuneli i krimit

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi në një deklaratë për mediat ka falënderuar të gjithë pjesëmarrësit në protestën e sotme.

‘Në emër të të gjithë simpatizantë dhe anëtarëve të LSI që morën pjesë në protestën e organizuar dua të falënderoj  të gjithë anëtarë që nuk patën mundësi të marrin pjesë në protestë apo nga vendet e punës, t’i falënderoj për forcën dhe kurajën që dhanë për mijëra protestues në bulevardin Dëshmorët e Kombit.

Dita e sotme ishte një protestë opozitare për të treguar se është një opozitë e bashkuar që e bashkon përditë Shqipërinë me BE dhe është vetëm qeveria e krimit dhe drogës e Edi ramës që e largon Shqipërinë nga BE.

Dua ta falënderoj të gjithë ata policë që kryen me ndershmëri detyrën dhe dënoj ata që dhunuan gaztorin kryeredaktorin e Rilindjes Demokracisë dhe i kërkon prokurorisë të dënojë ata që dhunuan gazetarët.

I bëj thirrje Edi Ramës të dalë nga tuneli i krimit ku ka hyrë, sepse tani është vetëm. Shqiptarët e kanë lënë vetëm përfundimisht, por edhe drejtorët e ministrat e kabinetit të tij. Të largohet për ti dhënë një shans Shqipërisë që të bëhet pjesë e BE-së’.

Falenderoj edhe njëherë të gjithë ata qytetarë dhe vajza të reja, që protestuan me prezencën e tyre por edhe me angazhimin e tyre për t’i thënë edi Ramës se koha e tij dhe e klikës së tij mbaroi. Tashmë ai nuk është më asgjë tjetër. Është kthyer në një send të vjetër objekt pa vlerë, është kthyer në një mbulesë që nuk shërben përveçse për të mbuluar kauçukun e tij në derën e kryeministrisë ku i kujtoj atij se ai kauçuk që atij i pëlqen shumë dhe e vlerëson më shumë se shqiptarët nuk është as buka, as shkolla, as mjekësia dhe as e ardhmja e shqiptarëve.

Nëse Edi Ramës i dhimbset sot më shumë pamja e tij, tutat e sportit të tij, kazani dhe tepsia e tij, shqiptarët kanë një obligim dhe ëndërr më të madhe,, Bashkimin Europian dhe një Shqipëri siç e meritojnë, të mirë, të bukur, siç Zoti e ka bërë. Prandaj dhe njëhërë në emër të LSI falënderoj me mirënjohje dhe respekt të gjithë ata qytetarë që ishin sot në bulevard me prindërit, gjyshërit dhe gjyshet tyre se tashmë shembja e murit të drogës, murit të krimit, ka filluar shumë shpejt dhe nuk do të ndalet më. Prandaj, të mos ndalemi pa pasur frikë se nuk mund të kemi frikë nga një kadavër politike siç është Edi Rama me qeverinë e tij por tashmë duhet pastruar ambienti për të rindërtuar dhe hapur hapësirat e reja për integrimin evropian të Shqipërisë."