VIDEO/ Basha: Aksioni do vazhdojë, qeveria e krimit Rama-Xhafaj e mori përgjigjen

Kreu i PD-së Lulzim Basha ka mbajtur një fjalim të shkurtër në shkallës së selisë së Partisë Demokratike.

Basha u shpreh se, qeveria e krimit Rama-Xhafaj e ka marrë sot përgjigjen nga populli.

Kreu i PD-së, Lulzim Basha tha se, protesta do të vazhdojë.

Fjalimi i Lulzim Bashës:

Ky është mesazhi i qartë dhe i prerë që populli i dha sot qeverisë së krimit dhe korrupsionit të Edi Ramës, Fatmir Xhafës dhe lakejve të tyre.

Kjo është djersa e protestës që do të vazhdojë pa reshtur ndaj qeverisë më antieuropiane në Europë.

Sot shqiptarët folën, foli dhe Europa. nuk ka bisedime për integrim me autokratët e lidhur me krimi, pushtetarët e lidhur me krimin për të mbrojtur veten e të afërmit e tyre nga drejtësia e vërteta.

Për Shqipërinë europiane do ta vazhdojmë këtë betejë deri në fitore.