Salah admironte Zidane-n kur ishte fëmijë

Sulmuesi i Liverpool-it, Mohamed Salah, ka zbuluar se trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane, ka qenë njëri prej lojtarëve të tij më të preferuar kur egjiptiani kishte qenë fëmijë.

Liverpool me në krye Salah, do të përballet sonte me Real Madridin e Zidane-t në kuadër të finales së Ligës së Kampionëve.

Përderisa Salah kërkon titullin e parë të Ligës së Kampionëve, Zidane është në kërkim të titullit të tretë me radhë si kryetrajner i mbretërve.

“[Francesco] Totti, Ronaldo i Brazilit, [Zinedine] Zidane. Ideja ime ishte që t’i zgjedh tre lojtarë që ishin tërësisht ndryshe nga të gjithë të tjerët në mënyrën se si luajnë”, ka thënë Salah për lojtarët e tij të preferuar sa ishte fëmijë.