Lajm bombë, Bonucci largohet nga Milani

Leonardo Bonucci mund të largohet nga Milani, gjatë merkatos së verës.

I ardhur me bujë një sezon më parë, duket se aventura e tij mund të jetë e shkurtër.

Kapiteni i “Kuq e zinjve” mund të vendos të gjejë një ekip të ri.

Gazetari i “Sky”, Alessandro Alciato ka bërë të ditur se Bonucci mund të ndahet me Milanin në rast se skuadra përjashtohet nga garat evropiane pas dështimit të marrëveshjes me UEFA-në.

“Kjo kundër Fiorentinës mund të ketë qenë ndeshja e fundit e Bonuccit si kapiten i Milanit.

Askush nuk do t’ia marrë shiritin e kapitenit por ai mund të vendos të largohet, sidomos nëse Milan mbetet jashtë garave evropiane”, deklaroi Alciato.