‘Ciao’ Juventus, Benatia zgjedh klubin e ri

Med’hi Benatia ka pranuar se e qëndrimi i tij tek skuadra e Juventusit është në dyshim.

Ai pritet të largohet nga Juventus.

Begatia ka pranuar se pëlqen ‘Olympique Marseillen’, klub i cili është i interesuar për transferimin e tij.

“Marseille? Më pëlqen, po ashtu edhe trajneri Rudi Garcia. Tani mendoj për Kampionatin botëror kurse më pas do të shohim se çka është më së miri për mua dhe Juventusin”, u shpreh ai.

Benatia në sezonin e fundit ka qenë mbrojtës titullar te skuadra nga Torino.