Iniesta prezantohet tek skuadra e re, festë në Japoni

Andres Iniesta është prezantuar para tifozëve të ekipit të ri, Vissel Kobe.

Futbollisti është prezantuar para mbi 8000 tifozëve japonezë.

Mesfushori spanjoll u largua nga Barcelona duke vendosur ta vazhdojë karrierën në futbollin japonez.

Në prezantimin e parë Iniesta tha se: ‘Synoj maksimumin me ekipin e ri’

Ardhja e tij ka zgjuar entuziazëm te tifozët e Vissel Kobe, por edhe në mbarë ligën e Japonisë.