E papritura nga Italia: Bonucci gati të braktisë Milanin

Leonardo Bonucci mund të largohet nga Milani pasi UEFA nuk ka arritur marrëveshje me klubin kuqezi për shpenzimet.

Rossonerët kanë qenë në bisedime deri në javën e shkuar por nuk kanë arritur marrëveshje për Financial Fair Play.

Marrëveshja është refuzuar dhe nëse nuk gjendet një gjuhë e përbashkët, atherë ata mund të largohen nga Liga e Evropës.

Sipas Sky, Bonucci mund të largohet nëse ndodh skenari më i keq i mundshëm për klubin.

Mbrojtësi u largua papritmas nga Juventusi në verë e shkuar, por që nuk arriti të lë gjurmë.

Ai është kapiten i Milanit dhe njëri prej lojtarëve më të shtrenjtë në klub.

Për të vazhdon të ketë interesim nga klubet e Ligës Premier.