Gjarpri vdekjeprurës, me një pickim merr dy jetë njerëzish

Një ngjarje e pazakontë është shënuar në Indi, ku nga pickimi i një gjarpër kanë humbur jetën dy persona.

Kafsha helmuese ka pickuar teksa ishte në gjumë nënën 35-vjeç, ku kjo e fundit kur është zgjuar ka ushqyer foshnjën me gji pa e ditur se trupi i saj ishte helmuar.

Dhe pasi që filluan të ndihen keq, familjarët e tyre vërejtën një gjarpër që ishte fshehur në një skaj të shtëpisë.

Megjithatë, edhe pse u dërguan me urgjencë në spital, nëna dhe foshnja e saj ndërruan jetë.

Sipas një studimi të realizuar në vitin 2011, nga kafshimi i gjarprit në Indi brenda një viti humbin jetën 46 mijë persona.