Ish-ministri këshillon Xhafajn/ Dorëhiqu para se të marrësh me vete qeverinë...

Ish-ministri i Drejtësisë në qeverinë “Rama1”, Ylli Manjani në një postim në rrjetet sociale, ka këshilluar ministrin e Brendshëm, Fatmir Xhafaj, duke i thënë që bën mirë të largohet vetë që të mos marrë me vete edhe qeverinë. Manjani shprehet se asnjë prej pohimeve të derisotme të Xhafajt, nuk ka dalë të jetë i vërtetë.

Postimi i Manjanit

Çështja është se asnjë prej pohimeve të derisotme të shokut Fatmir, nuk ka dalë të jetë i vërtetë. Asnjë!

As “vendi dhe koha e gabuar” e as “sajesa digjitale”…

Ndaj në ka përgjegjësi për të marrë ta marrë sot! Bën mirë të largohet vetë që të mos marrë me vete edhe qeverinë!