Messi apo Ronaldo? Trajneri i Gjermanisë: Ja lojtari më i mirë në botë

Trajneri i Gjermanisë, Joachim Low, ka thënë se Lionel Messi është lojtar më i kompletuar se Cristiano Ronaldo.

Low gjatë një interviste për ‘Bild’, i është përgjigjur pyetjes nëse do të kishte mundësinë se cilin lojtar do të merrte në Kombëtaren e Gjermanisë, mes Messit dhe Ronaldos.

“Unë zgjedh Messin. Ronaldo është jashtëzakonisht i mirë, profesional i madh dhe një golashënues i pabesueshëm. Por, sipas mendimit tim, Messi është lojtar më i kompletuar”, tha Low.