Salah para finales: Të fitoj Championsin është arritja më e jashtëzakonshme

44 gola në këtë sezon, 10 prej të cilëve në Champions League. Fitorja ndaj Real Madrid në Kiev do të ishte “qershia mbi tortë” për sezonin e artë të Mohamed Salah.

“Të luash në finalen e Champions është një ëndërr që bëhet realitet dhe ta fitosh do të ishte një arritje e jashtëzakonshme, – tha egjiptiani për UEFA.com.

Real Madrid ka shumë përvojë, por është një ndeshje finale dhe e kaluara nuk ka të bëj. Luajmë 11 kundër 11, te Liverpool jemi të gjithë shokë dhe Klopp është shok me të gjithë ne.”

“Nuk e di se çfarë do të thotë të fitosh Champions League, sepse tjetër gjë është të luash në finale dhe tjetër gjë është ta fitosh. Do të ishte arritja më e madhe. Të gjithë janë entuziast. Mbaj mend që dy vjet më parë isha në Egjipt me pushime dhe atje të gjithë po shikonin finalen e Champions dhe atmosfera ishte e jashtëzakonshme, edhe pse ajo ndeshje nuk kishte të bënte fare me ta,” – vazhdoi Salah.