Protesta e opozitës, vjen reagimi nga OSBE: Shpresojmë që të jetë paqësore...

Opozita do të zhvillojë nesër protestën e paralajmëruar, e cila do të nisë nga sheshi “Skëndërbej” dhe do të vazhdojë në Bulevardin Dëshmorët e Kombit si një marshim. Protestuesit do të ndalen para kryeministrisë.

Protesta e opozitës është komentuar edhe nga OSBE, të cilët shprehen se shpresojnë që të jetë paqësore dhe demokrate.

Në një delegacion të nivelit të lartë të Asamblesë Parlamentare të OSBE-së,i përbërë prej Presidentit të saj George Tsereteli dhe Sekretarit të Përgjithshëm Roberto Montella, zhvilloi një vizitë zyrtare në Shqipëri.

Ata shprehën po ashtu gatishmërinë e AP të OSBE-së për ta shoqëruar popullin shqiptar dhe udhëheqësit e tij në procesin e reformave që po implementohet në vend. Në lidhje me protestën që do të mbahet të shtunën nga opozita shqiptare, shprehën shpresën se ajo do të jetë paqësore dhe demokratike.