VIDEO/ Qytetarët e Tiranës i përgjigjen Bashës: Nesër të gjithë në protestë

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka nisur takimet me qytetarë të Tiranës, në kuadër të përgatitjeje për protestën e nesërme të opozitës, e cila do të zhvillohet në orën 11:00.

“Mirëse të vini, fillojmë nga sheshi Skënderbej, marshim do të jetë.

Të bashkohemi të gjithë si qytetarë kundër krimit dhe kundër drogës për Shqipërinë Europiane”, u shpreh Basha në takimet me qytetarë, ndërsa i ka dorëzuar edhe fletëpalosjet.

“Nesër shqiptarët do të tregojnë se refuzojnë qeverinë e krimit. Do të jetë një protestë ku shqiptarët do të bashkohen për ti thënë ndal së keqes, për të punuar për një jetë më të mirë dhe shpresë për çdo shqiptar.

Por nuk do të ketë shpresë dhe jetë më të mirë, hapje negociatash, sa kohë do të kemi në krye të vendit politikanë të lidhur me krimin, apo politikanë që mbrojnë lidhjet me krimin”, tha Basha.