Protesta e PD, Basha takime me qytetarët: Ja mesazhi që përcjell ...

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në kuadër të protestës që do të zhvillohet nesër para godinës së Kryeministrisë, do takohet sot me qytetarë të Tiranës.

Basha do të ecë në këmbë nga zona e 9-katësheve i shoqëruar nga deputetë dhe drejtues të PD-së, ndërsa do të shpërndajë edhe fletë-palosjet e protestës, ku përfshihen arsyet sepse shqiptarët duhet t’i bashkohen protestës së thirrur nga opozita.

Opozita e bashkuar do të protestojë nesër në orën 11:00 në bulevardin Dëshmorët e Kombit, ndërsa nuk ka një afat se ku do të përfundojë protesta.

Pritet që kjo të jetë një nga protestat më të mëdha të organizuara në vitet e fundit, ndërsa opozita prej ditësh kërkon dorëheqjen e Fatmir Xhafajt, ose largimin e tij, nga posti i ministrit të Brendshëm.