FOTO/ ‘Vipat e bllokut’ sulmojnë sërish Luanën, ja çfarë ka bërë këtë herë

Është njëra ndër prezantueset më të komentuara në vend.

Luana Vjollca, bjondina seksi e cila po ‘djeg’ rrjetin me paraqitjet e saj është po ashtu më e kritikuara sa i përket fotove që i hedh në rrjete sociale, shkruan lajmi.net.

Emri i saj sërish ka zënë vend te faqja e Instagramit ‘Vipat e bllokut’ të cilët e kanë zënë duke përdorur fotoshop, ku ka rregulluar disa pjesë të trupit në një fotografi.

Kjo nuk është hera e parë që ajo ka pranuar kritika të ashpra për përdorimin e këtij programi që po bën mrekulli, mirëpo duket se Luana nuk e ka ndërmend t’a përmirësojë këtë gabim i cili i është bërë tashmë pjesë e përditshmërisë.