Igli Tare: Ja miqësia që kam me Guardiolën dhe Roberto Baggion

Në një intervistë për “RTSH Sport” drejtori sportiv i Lazio dhe ish-sulmuesi i kombëtares Shqiptare, Igli Tare ka rrëfyer pak nga jeta e tij.

Ai ka rrëfyer për karrierën e tij si futbollist, debutimin në Seria A me gol ndaj Milan, punën e tij te Lazio dhe mbi të gjitha për miqësinë me dy figurat Guardiolën dhe Baxhion.

Pjesë e të njëjtit ekip me Guardiolën dhe Baxhion. Si jeni ndjerë?

Impakt nervoz në fillim. Në atë periudhë, Breshia ishte e madhe, sepse luante Pirlo, Luka Toni, Guardiola, Bakini që vinte nga Juventusi. Skuadër me ambicie të mëdha. Gjëja më e çuditshme që vura re dhe më vonë u bë udhërrëfyese, ishte thjeshtësia e tyre. i bënte edhe më të mëdhenj në sytë tanë.

Ke ende komunikim me ata?

Me mesazhe. Me Guardiolën kemi një mik të përbashkët që ka qenë ish menaxheri i klubit dhe ai bën urën lidhëse, ku kalon mesazhet e ish-lojtarëve të ekipit. Shumë përgëzime kam marrë. Me Baxhion dy tre herë kam pasur mundësi. Ai është anti-futboll. Që në atë kohë ishte i lidhur shumë me gjuetinë. Ka edhe fermë të tijën në Argjentinë. Edhe kur kemi qenë bashkë, vëmendja e tij ishte gjuetia, futbolli ishte antistres.