Kush është pashai? Zbulohet nesër në orën 11:00

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka postuar në rrjetin social një video, ku shfaqen Edi Rama, Fatmir Xhafaj dhe Agron Xhafaj, vëllai i ministrit të Brendshëm.

“Kush është pashai? Zbuohet nesër në orën 11:00”, thuhet në tekstin që shoqëron videon.

Opozita e bashkuar do të zhvillojë nesër protestën e paralajmëruar para godinës së qeverisë. Protesta do të nisë në orën 11:00, ndërsa nuk dihet se kur do të përfundojë.