Të shtëna me armë në një shkollë, dy të plagosur

Amerika është goditur sërish nga të shtënat me armë. Këtë herë ka qenë një shkollë e mesme në Indianapolis ku mësohet se kanë mbetur dy persona të plagosur.

Policia ka njoftuar se të plagosurit janë dërguar për në spital teksa personi i dyshuar si autor i sulmit është në paraburgim.

Kjo ngjarje ka ndodhur një javë pas sulmit në një shkollë në Santa Fe.