Ylli i Serie A: Më ka telefonuar Guardiola dhe...

Marrja e Carlo Ancelotti si trajner rrezikon të përmbysë merkaton e Napoli, jo vetëm për blerjet, por edhe për shitjet e mundshme të lojtarëve, duke qenë se disa nga titullarët po mendojnë të qëndrojnë, por kjo nuk vlen për Jorginho.

Në lidhje me mesfushorin italo-brazilian ka një interesim të vazhdueshëm të Manchester City, me të cilët kanë nisur kontaktet, ashtu si konfirmon edhe Joao Santos për një radio në Napoli:

“Mbërritja e Ancelotti ka qenë një surprizë e vërtetë, por dinamika e futbollit modern na ka mësuar me këto ndryshime të shpeshta në tregun e futbollistëve. Për momentin Jorginho është një futbollist i Napoli, edhe pse Manchester City ka biseduar me ne dhe me drejtuesit e klubit. Pas miqësoreve të kombëtareve do të dimë diçka më shumë. Guardiola ka folur në telefon me Jorginho, në këto ditë do të kuptojmë nëse bën pjesë apo jo edhe në planet e Ancelotti.”