Kryemadhi me drejtuesit e AP të OSBE/ Reforma zgjedhore të zgjidhë blerjen e votës

LSI mbështet kryerjen sa më të shpejt të Reformës Zgjedhore. Kështu u shpreh Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, gjatë takimit me Presidentin George Tsereteli dhe Sekretarin e Përgjithshëm t? Asamblesë Parlamentare të OSBE-së, Roberto Montella.

Kryemadhi theksoi se moskryerja e Reformës Zgjedhore para zgjedhjeve të 25 Qershorit 2017 u shfrytëzua nga qeveria për prishjen e zgjedhjeve, blerjen masive të votës.

“Reforma zgjedhore përpara çdo gjëje tjetër duhet ti jap përgjigje shumë të fortë problemit të blerjes së votës, si fenomen që po shkatërron të tashmen dhe të ardhmen e vendit”, tha Kryemadhi.

Ajo theksoi gjithashtu se Reforma zgjedhore përpara çdo gjëje tjetër duhet ti jap përgjigje shumë të fortë problemit të blerjes së votës, si fenomen që po shkatërron të tashmen dhe të ardhmen e vendit. Kryetarja e LSI-së nënvizoi rolin shumë të madh që OSBE mund dhe duhet të luajë për Reformën Zgjedhore, për të adresuar fenomenet kritike të zgjedhjeve të fundit, por edhe për të reflektuar rekomandimet e mëparshme të OSBE-ODIHR-it.