FOTO/ Në këtë mënyrë mund të rreshtohen Reali dhe Liverpooli në finalen e Championsit

Zinedine Zidane dhe Jurgen Klopp kanë patur kohën e mjaftueshme për përgatitur skuadrat respektive për finalen e madhe të Championsit.

Trajneri francez i 12 herë kampionëve të Europës ka qenë me më shumë fat, pasi e ka organikën të plotë, ndërsa gjermani  i të kuqve, duhet të bëjë pa Oxlade, Matip e Gomez, ndërsa Emre Can, edhe pse është grumbulluar, do ta nisë nga stoli.

“Los Blancos” pritet të rreshtohen me të njëjtët emra si në finalen e një vitit më parë në Cardiff me Juventusit.

Në portë, Keylor Navas, në mbrojtjen me katër Cravajal, Ramos, Varane dhe Marcelo.

Në mesfushë treshja Modric-Casemiro-Kroos, ndërsa Isco pas dyshesh sulmuese Ronaldo-Benzema.

Klopp do të hedhë në fushë një skuadër me rreshtimin 4-3-3. Në portë Karius, ndërsa në mbrojtje Arnold, Van Dijk, Lovren dhe Robertson.

Në mesfushë Wijnaldum, Henderson dhe Milner, ndërsa në sulm Firmino do të jetë i mbështeur nga Salah dhe Mane nga krahët.