Masa ekstreme sigurie, ‘izolohet’ hoteli i Real Madridit

Reali nuk i lë asgjë në dorë rastësisë dhe ka menduar gjithçka në hotelin ku do të akomodohet skuadra në Kiev.

Dhomat do të jenë të ajrosura me temperaturën e ambientit 20-22 gradë.

Në sallën e restorantit “Simfonia” janë sistemuar 6 postera të përmasave 1,5 X 1 metër.

Ndërsa “Business Lounge”, e cila do të jetë salla e punës për trajnerët, do t’i ketë dritaret e errësuara në mënyrë që asnjë person nga jashtë të mund të shohë se çfarë po ndodh.

Për më tepër, ajo do të jetë e fshehur nga të gjitha krahët me një vetratë të prodhuar pikërisht për këtë qëllim.