Mediat e ‘arrestojnë’ në Gjermani, Llalla në Tiranë prej 19 Majit

Një ueb sapo ka publikuar një lajm të fundit me burimet e tij, që pretendon se Adriatik Llalla është arrestuar në Gjermani sot.

Ndërkohë që ish-kryeprokurori Llalla me datë 19 maj ka udhëtuar drejt Shqipërisë së bashku me dy femijët e tij të cilët studiojnë në Gjermani.

Ish-kryeprokurori në këto momente konfirmon se nuk është në Gjermani, jo e jo i arrestuar.