Real Madrid-Liverpool, ‘Fenomeni’ Ronaldo parashikon rezultatin e finales

Nesër në Kiev të Ukrainës do të luhet finalja e Champions League ku do të përballen anglezët e Liverpool me spanjollët e Real Madridit.

Ronaldo Luis Nazario de Lima apo i njohur si "Fenomeni", ka bërë një parashikim të finales së Champions League, ku sipas tij Real Madridi do të shpallet kampion për të 13-tën herë.

“Rezultati që unë parashikoj është 3-2 për Madridin”, ka thënë fillimisht Ronaldo.

“Nëse fitojnë finalen do të jetë një ngjarje e historike për klubin e tyre. Jam shumë optimist” shtoi më pas legjenda e Brazilit.