Edi Rama i dëshpëruar, bën thirrje për të mos dalë në protestë

Në orën 11:00 të ditës së nesërme opozita ka thirrur një protestë kombëtare.

Pas thirrjeve të shumta që kanë bërë ditët e fundit nga mazhoranca dhe Edi Rama, sot ka ardhur edhe mesazhi tjetër i kreu të PS-së dhe kryeministrit.

Ndryshe nga herët e tjera, sot Rama duket se është në dëshpërim, pasi ka bërë thirrje për të mos dalë në protestë.

Ja mesazhi i Edi Ramës në Facebook:

Lulëzim Basha ju do për një foto në lajmet e botës:

Shqipëria në protestë kundër ministrit të brendshëm trafikant droge!

Kush do i shkojë pas nesër ta dijë pse po del e mos thotë pastaj, “Ah, si nuk e dija që audiopërgjimi ishte sajesë e esadistëve të rinj kundër çeljes së negociatave me BE!”