Aksident i rëndë në Peqin, përplasen 3 makina

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Peqin, ku janë përplasur 3 makina.

Në përplasje mësohet se është përfshirë edhe një furgon i postës.

Aksidenti ka ndodhur në autostradën Elbasan-Peqin.

Ende nuk dihet se sa të plagosur janë.

Dëshmitarë okularë njoftojnë se përplasja mes tre automjeteve ka qenë e fortë dhe se ka bllokuar për disa minuta krejtësisht autostradën. /Fax