Portieri i ekipit të Superligës zëvendëson Strakoshën në Kombëtare

Kombëtares kuqezi do t’i bashkohet edhe portieri i Laçit, Gentian Selmani, i cili do të jetë pjesë e grupit të trajnerit Christian Panucci për dy ndeshjet miqësore me Kosovën dhe Ukrainën.

Selmani është thirrur në Kombëtare, pas mungesës së Thomas Strakoshës, i cili është i dëmtuar dhe nuk mund të luajë në këto miqësore. Dy portierët e tjerë janë Etrit Berisha dhe Alban Hoxha.

Një ëndërr e realizuar krejt papritur për portierin e Laçit, i cili ka qenë përgjithësisht titullar i ekipit Shpresa.

Selmani ka spikatur me paraqitjet e tij me Laçin dhe e ka merituar këtë thirrje me Kombëtaren e madhe.