Image

", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "", "width": , "height": } }

Kanye na emocionoi me dedikimi për 4-vjetorin e martesës, por surprizën e vërtetë e paska bërë Kim

Kim Kardashian dhe bashkëshorti i saj Kanye West kanë festuar ditën e djeshme 4-vjetorin e martesës së tyre. Ishte Kim ajo që e kujtoi e para këtë përvjetor duke bërë një postim në Instagram  ku i kujtonte bashkëshortit të saj dashurinë e madhe që ka për të dhe e falënderonte për familjen e bukur që i ka dhuruar.

Nga ana tjetër edhe Kanye e ka surprizuar Kim me një dedikim në Twitter, ku nëpërmjet dy fjalëve ka shprehur dashurinë e madhe dhe mirënjohjen që ka për të.

“Falënderim dhe lumturi janë dy fjalët që përshkruajnë më së miri atë që gruaja ime do të thotë për mua. Jam thellësisht mirënjohës dhe i lumtur.”, shkruan Kanye në postimin e tij në Twitter. Por me sa duket surprizat për çiftin në këtë ditë të rëndësishme të tyre nuk kanë përfunduar me kaq, pasi ka qenë Kim ajo që e ka surprizuar Kanye duke ndryshuar look-un e saj.

 

Duke ditur se Kanye e pëlqen më shumë Kim-in me flokët bionde, ylli i kardashianëve ka ndryshuar ngjyrën e saj të flokëve dhe është shndërruar në një bionde mjaft seksi.

4 years down and forever to go.... Thank you babe for giving me our family and caring so much about us. Thank you for inspiring me on a daily, I’m so lucky. I can’t wait for forever... Happy Anniversary

A post shared by Kim Kardashian West (@kimkardashian) on