", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "", "width": , "height": } }

VIDEO/ Shembulli i ‘Fair-Play’-t. Portieri dëmtohet, sulmuesi me portën bosh shihni se çfarë bën

Në një ndeshje të kategorive të ulëta në Republikën Çeke ka ndodhur një gjest i rrallë.

Gjatë një aksioni portieri del nga zona e tij dhe përplaset me mbrojtësin e ekipit të tij dhe të dy bien në tokë të dëmtuar.

Topi përfundon në këmbët e sulmuesit kundërshtar që e ka portën bosh, por ai bën atë që askush nuk e priste në atë moment.

Kthen kokën pas dhe duke parë që portieri ishte i shtrirë në fushë i dëmtuar, e nxjerr topin jashtë.

Një gjest “Fair Play” për t’u marrë shembull. Për më tepër momentin e pazakontë mund ta shihni në videon e mëposhtme.