Njeriu i Merkel: Krimi ka depërtuar në nivelet e larta të qeverisë Rama

Konservatori Gunther Krichbaum, kreu i Komisionit për Europën në Bundestag i njohur edhe si njeriu i Merkelit ka dhënë deklarata të ashpra kundër qeverisë së Edi Ramës.

Pasi është shprehur se është shumë shpejt për të hapur negociatat me Shqipërinë, Krichbaum ka deklaruar se ‘krimi ka arritur në nivele të larta në qeverinë Rama’.

‘Shqipëria ka nisur reforma të shumta, për shembull në gjyqësor, por ato duhen zbatuar tërësisht,’ ka thënë gjatë ditës së djeshme për mediat Krichbaum.

Kjo vlen veçanërisht për luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar ‘që shpesh arrin në nivelet më të larta të qeverisë’.

Por çfarë nënkupton me këtë Krichbaum?

A mos i referohet ai rastit të fundit të Agron Xhafajt?

Ai nuk përmend emra konkret, por thotë se Komisioni Europian ka treguar më shumë mirëbesim tek Shqipëria.