'Ishim vonë për në shkollë, babi po nxitonte...': Tronditet vajza 9-vjeçare e shqiptarit që shkaktoi aksidentin fatal në Athinë

“Ne ishim vonë për në shkollë. Babi po nxitonte të kapte orarin. Unë nuk e kuptova çfarë ndodhi. Dëgjova një bam! U përplasa”.

Këto ishin fjalët që vajza 9-vjeçare i tha oficerëve të policisë greke sapo ata erdhën në vendin e aksidentit vdekjeprurës në lagjen Matamorfozi të Athinës enjten në mëngjes, kur babai i saj, shqiptar 44 vjeç që po ngiste makinën, u përplas tek një stacion autobuzi dhe goditi një 73-vjeçar për vdekje.

Oficerët e Departamentit të Trafikut në Attiki gjykuan se shkak i përplasjes ishte shpejtësia e lartë e 44-vjeçarit e kombinuar me  një problem të gomave të makinës së tij. Nga verifikimi, rezultoi që shoferi shqiptar nuk kishte konsumuar alkol.

Një plak tjetër 78 vjeç, që ishte ulur pranë 73-vjeçarit që vdiq, rrezikoi të goditej nga mjeti. Ai tha: Unë do të kisha vdekur për gjysëm metri shpëtova./SYRI.NET