‘Kjo qeveri të rreh dhe s`të lë të qash, edhe reformat qenkan bërë në shërbim të saj!’

Ish ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, ka vazhduar edhe ditën e sotme të godasë mu në zemër, skemën që është instaluar në vendin tonë, sipas së cilës në shërbim të qeverisë Rama tashmë janë vënë, edhe të ashtuquajtura “reforma shpëtimtare”, siç është konsideruar ajo në drejtësi.

Manjani pasi bën një analizë të katandisjes së gjithë institucioneve të drejtësisë (në rastin më të mirë në gjendje jo funksionale), del në konkluzionin se drejtësia tashmë është nën sqetullën e qeverisë së drogës.

Prandaj sipas tij, ajo nuk ka frikë që të sillet si pronare e çdo gjëje, prandaj të rreh dhe madje nuk të lë as të qash!

Shënimi i plotë i Ylli Manjanit në Facebook:

Reforma...

Dy vite pas miratimit të ndryshimeve kushtetuese, me 140 vota, u katandisëm pa Kushtetutë fare!

Shkrirja e Gjykatës Kushtetuese, si garanci e zbatimit të Kushtetutës, është akti më i rëndë kundër Shtetit, Kushtetutës dhe Demokracisë!

Pas dy vitesh Kushtetutë, shteti është me Prokurori pa kokë dhe me gjykata te sakatuara. Është edhe më keq se ç’ishte!

Gjykata e Lartë është në kolaps, praktikisht e mbyllur.

Gjykatat e tjera shohin vetëm nga Vettingu dhe qeveria...

Prokuroria është e gjitha nën sqetullën e qeverisë!

Asnjë shpresë që kjo situatë do ndryshojë tani afër...

Të huajt na shohin e na vlerësojnë vetëm si matricë, jo si realitet dinamik!

Prandaj qeveria sillet si pronare e çdo gjëje! Qeveria të merr paratë, pronën, liritë çdo gjë!

Të rreh dhe stë lë të qash!

Nuk të lë as ta thuash këtë realitet, se të quan “anti-reformë” e “tradhëtar”...

Pra kjo na paska qenë reforma! Vendosja e qeverisë mbi çdo gjë!!!

Por unë do ta them këtë realitet ashtu siç është!

Punë e madhe se ç’thotë qeveria që e ka tradhtuar Shqipërinë, duke u marrë me drogë!

Është më mirë të tradhtosh qeverinë sesa Shqipërinë!