'James Bond' në krye me Danny Boyle

Regjisori fitues i çmimit Oscar, Danny Boyle do të ribashkohet me Daniel Craig për të realizuar filmin e 25-të të “James Bond”, që pritet të publikohet më 25 tetor 2019.

Boyle gjithashtu do të bashkohet edhe me skenaristin e “Trainspotting”, John Hodge, i cili është duke krijuar skenarin origjinal.

Produksioni pritet të fillojë më 3 dhjetor në studio Pinewood në Britani.

Michael G Wilson nga EON Productions dhe Barbara Broccoli e kanë përshkruar Boyle si tejet të talentuar, përderisa kanë shtuar se janë të lumtur që e kanë në ekip.